Kanceri i Gojes , Nofullave dhe Fytyres

26 Korrik, 2018
Slide3.jpg

Kanceri i gojes , nofullave dhe fytyres  jane semundje shumefaktoreshe dhe shumeformeshe, per kete arsye akoma dhe sot ekzistojne menyra te shumta diagnostike dhe terapeutike te cilat jane ne studim dhe eksperimentim ne kafshe pa kaluar dhe pa u shtrire tek njeriu. Kjo gje eshte arritur fale rritjes progresive te gjenetikes molekulare.
Kanceri i organizmit te njeriut ze vendin e dyte persa i perket shkakut te vdekjeve pas semundjeve kardiovaskulare.
Tumoret malinje mund te jene unike ose multiple, apo sinkrone dhe me tumore te tjere.
Kanceri oral perben 30% te kancerit koke-qafe. Ky preferon me shume meshkujt ne raport 2 me 1, moshen 60 – 70 vjec dhe 90% te rasteve ne ekzaminimin histopatologjik rezulton karcinoma spinocelulare.
Ky kancer metastazon me shume ne nivelin e pare deri ne nivelin e trete te stacioneve limfatike te qafes.
Kanceri  duke u krahasuar me tumoret beninje ka veçorite e meposhteme :
• Nuk ka kufinj te qarte
• Rritet shpejt
• Ndikon ne gjendjen e pergjithshme te pacientit duke dhene intoksikacion i cili ne faza te avancuara çon ne te ashtuquajturen karcinomatoze
• Keto tumore megjithese mund te operohen ne kufij onkologjike, mund te recidivojne
• Japin metastaza si regjionale dhe ne distance
• Karakteristike e tyre eshte qe rriten ne menyre infiltrative duke demtuar ene gjaku, nerva, duke dhene hemoragji, dhimbje neuralgjike, paralize faciale dhe kur zhvillohen ne brendesi te kockes se mandibules mund te japin fraktura patologjike.

Trajtimi me i mire i kancerit goje nofull fytyre eshte ai kirurgjikal duke e hequr ne kufij sa me larg pjeses se kancerit (1.5-2 cm),pervec trajtimit kirurgjikal egziston dhe radio apo kimioterapia.

Me mire eshte te perdoret trajtimi kirurgjikal dhe radio dhe kimioterapia.

Kanceri i mesiperm kur kapet ne fazat fillestare ka nje sherim mbi 95%

 


ORARET E PUNES


E HËNË – E PREMTE
9:00 AM – 8:00 PM
E SHTUNË
9:00 AM – 5:00 PM
E DJELE
MBYLLUR

KONTAKTET


Kryqëzimi i farmacisë 10, “Rruga e Dibrës 10, Tirana, Albania“

renato_isufi@hotmail.com

+355 69 51 51 545


© Copyright 2018 – ISUFI ROYAL DENTAL. All rights reserved. Designed by EROL DIGITAL AGENCY.Privacy Policy