Prania e gurezave e veshtireson pastrimin e dhembeve me furce dhe fijen dentare,duke cuar ne krijim e kaviteteve.
Gurezat qe krijohen ne nivelin e ginigives, si pasoje e pranise se larte te baktereve japin acarim te vazhdueshem te gingives, dhe me kalimin e kohes mund te japin semundje te perparuara te mishrave te dhembeve.
Ginigivitis, njihet si inflamacioni i mishrave te dhembeve. Nepermjet higjenes se mire, perdorimit te fijes dentare dhe pastrimit profesional tek dentisti mund te ndalohet dhe permiresohet shendeti i gingivave.
Silanizimi i dhëmbëve është një procedurë që parandalon formimin e prishjeve të dhëmbëve.
Aplikimi i silanteve (një shtresë e hollë resinoze fluide) rekomandohet sidomos tek dhëmballët e përheshme të sapo zbuluar nga gingiva.
Forma okluzale e këtyre dhëmbëve është e përbërë nga kreshta dhe gropëza të cilat favorizojnë zhvillimin e proceseve karioze.
Kjo procedurë karakterizohet pa dhimbje e cila bëhet pa nevojën e anestezisë lokale.
Profilaksia me fluor konsiston në aplikimin sipërfaqësor të xhelit të fluorit në mënyrë perdiodike me qëllim përmirsimin e struktures kristalore të zmaltit të dhëmbëve.
Përmirësimi i strukturës së zmaltit e bën dhëmbin me rezistent ndaj sulmeve të acideve të baktereve që shkaktojnë kariesin dentar.
Një kujdes të vecantë duhet treguar në aplikimin e sasisë së fluorit ose gjatë gëlltitjes së sasive të konsiderueshme të pastave të dhëmbëve me përmbajtje fluori, pasi një sasi e tepërt mund të coj në formimin e Fluorozis (pigmentime të bardha në sipërfaqen e dhëmbëve).
© Copyright 2018 – ISUFI ROYAL DENTAL. All rights reserved. Designed by EROL DIGITAL AGENCY. | Privacy Policy