Ortodoncia eshte nje shkence qe merret me drejtimin e dhembeve ose levizjen e tyre duke permisuar funksionin dhe estetiken.
Trajtimi ortodontik mund të përqëndrohet vetëm në zhvendosjen e dhëmbëve ose të merret me kontrollin dhe modifikimin e rritjes së fytyrës.
Ajo gjithashtu mund të ndihmojë të kujdeseni për shëndetin afatgjatë të dhëmbëve, mishrat dhe artikulacionet e nofullës, duke përhapur presionin e ashpër mbi të gjithë dhëmbët tuaj.
Në çrregullime të rënda që mund të jenë pjesë e anomalisë kraniofaciale, menaxhimi shpesh kërkon një kombinim të ortodontisë me kapuçin ose maskën e kundërt të tërheqjes së fytyrës dhe / ose operacionin e nofullës ose kirurgjinë orthognatike.
Klinika ISUFI ROYAL DENTAL ju ofron te gjitha llojet e trajtimeve ortodontike, duke perfshire femijet, adoleshentet, te rrituri, pra te gjitha moshat. Gjithashtu duke perfshire raste me te ndryshme me anomali te cilat zgjidhen ne bashkpunim me mjeken ortodonte Dr. Aurora Isufi dhe kirurgun Prof.Dr.Ramazan Isufi dhe Dr. Renato Isufi. Ku fillimisht pacienti i nenshtrohet trajtimit ortodontik nga mjekja ortodonte dhe me pas pacienti i nenshtorhet trajtimit kirurgjikal ne kushte spitalore nen efekti e anestezise se pergjitheshme prane spitalit shteteror “ FRANCEZ, NENE TEREZA”. Gjithashtu raste te tjera te cilat nese kerkojne kirurgji orale mund ti realizojme me anestezi loklale prane klinikes tone.
Trajtimi ortodontik kerkon nje mjek ortodon te specializuar per kete fushe, dhe eshte ai i cili mund tju ofroj nje trajtim te duhur per zgjidhjen e problemeve dhe anomalive te ndryshme.
Shume njerez kane problem me dhembet duke perfshire problem dentare ( shtremberim i tyre) apo dhembet e siperme jane me te dal jashte dhe japin nje pamje te shemtuar, raste me kafshim te thelle, kafshim te hapur, kafshim te kryqezuar edhe anomali te theksuar duke perfshire deformimet faciale apo deformime te nofullave., te cilat shkajktoje qe dhembet te duken te shemtuar si dhe nje estetike faciale jot e mire.
Kur dhembet gjate mbylljes se gojes nuk okludojne mire , si muskujt e nofullave ashtu edhe artikulacioni temporamandibular mund te shkaktojne dhimbje dhe mund te sjellin patologjite tjera te cilat mund tju shoqerojne gjate gjithe jetes.
Ne kete menyre trajtimi ortodontik na mundeson qe dhembet te okludojn mire me njera – tjetren dhe drejtim te tyre duke i bere ato te lehte per tu pastruar dhe si dhe nje buzeqeshje te bukur
Gjithashtu ne raste me te renda me anomali bashkepunimi i ortodontit me kirurgun cojne ne permisimin jo vetem te drejtimit te dhembeve por edhe te estetikes faciale, pra rregullimit te nofullave te deformuar.
Ne te shkuaren trajtimi ortodontik perdorej me shume ne moshen e adoleshences, ku te gjitha dhembet kishin dal. Por sot situata eshte ndryshe, trajtimi ortodontik mund te filloje:
Femijeri e e hershme: Trajmtimi ortodontik mund te filloj qe ne femijeri, eshte ajo qe quhet terapia interceptive, e cila lejon zgjidhjet e preoblemve dentare dhe sidomos ato me anomali te nofullave , e cila na lejon qe te perfitojme nga procesi i rritjes se kockave te nofullave per te orientuar dhembet ne pozicionin e tyre te sakte. Qëllimi kryesor për një ortodont eshte qe të fillojë trajtimin e fëmijës në moshë të hershme dhe te udhëheqë rritjen e kockave të nofullës dhe të krijojë mjedisin optimal për shpërthimin e dhëmbëve të përhershëm. Kjo mund të parandalojë zhvillimin e problemeve më serioze në të ardhmen dhe mund të bëjë trajtimin në një moshë të vonë më të shkurtër dhe më pak të komplikuar. Trajtimi i hershëm nuk zbatohet për të gjitha problemet ortodontike. Sidoqoftë, mund të ndihmojë në disa raste të:
-Udhëzon rritja e nofullave në drejtimin dhe madhësinë e favorshme
-Parandalon probleme më serioze nga zhvillimi
-Ulni rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve të përparuar
-Ulja e kohës së trajtimit dhe kompleksitetit në moshën e mëvonshme
-Minimizoni nevojën për kirurgji të nofullës
-Minimizoni nevojën e nxjerrjes së dhëmbëve të përhershëm
– Korrigjoni shprehitë e dëmshme gojore (dmth. Thithjen e gishttit, thithjen e gjuhës dhe frymëmarrjen me gojës)
Adoleshentet: Nese nuk kane problem qe kerkojne nderhyrje te hereshme, trajtimi ortodontik eshte me i efektshme ne kete moshe pasi kane dale te gjitha dhembet e perhershem dhe pjesa me e madhe e zhvillimit te nofullave ka perfunduar.
Te rriturit (adultet): Trajtimi ortodontik tek te rriturit ne pergjithesi kerkon me shume kohe sidomos kur behet fjale per raste te rendea te cilat kerkojne bashkpunimin me kirurgun per korrigjimin jo vetem dentar por edhe korrigjimin e nofullave .
Fillimisht pacientit i kerkohen grafi duke perfshire Panoramex, Grafi Laterale ( Cefalometri), Grafi Antero-Posteriore (kjo ne raste kur verejme se pacienti ka anomali duke perfshire devijime) apo ndonje grafi tjeter per raste te vecanata.
Me pas merren masa per studimin e modeleve per te percaktuar nese kemi problem transversal, sagitale, nese kemi apo jo hapsira per drejtimin e dhembeve etj..
Realizohet dhe berja e analizave nepermjet grafive per te pare se nga cili ka ardhur ky problem. Nese kemi vetem problem dentare apo edhe skeletale.
Shqyrtimi i te gjitha ketyre të dhënave diagnostike na lejon zhvillimin e një plani të parashikueshëm si dhe nje trajtim me efikas dhe te sigurt. Pasi të jenë përfunduar fazat e diagnostikimit dhe përgatitjes, përdoret një aparate ortodontik fiks ose i lëvizshme (ne varesi te moshes se pacienti)për të bere te mundur lëvizjen e dhëmbeve dhe harqet e nofullës në shtrirje ideale.
Na lind neovoja qe ne disa raste te kryejme nderhyrje te tjera dentare, njera prej tyre eshte te lehtesojme grumbullimin e dhembeve duke i drejtuar ato. Nese nofullat jane te medha, ortodonti e ka me te thjeshte qe nepermjet aparatit ti drejtoj dhembet . Nese nofullat jane te ngushta, nuk kane hapsire te konsiderueshme per te zhvendosure dhembet ne pozicionin e tyre normal, dhe ne kete menyre na nevojitet qe te perdorim aparatet zgjerues ne menyre qe te krijojme hapsire dhe perputhshemeri ndermjet nofullave.
Tek te rriturit ky process nuk funksionon pasi ka perfunduar mosha e rritjes. Drejtimi i dhëmbëve mund të përmirësojë diçka që quhet “pozicioni i buzëve”. Nëse një nofulle është një madhësi ndryshe nga një tjetër, goja nuk do të renditet siç duhet dhe dhëmbët nuk e trajtojnë ushqimin në mënyrë efektive. Dhëmbët e pavendosur ndikojnë në formën dhe gjatësinë e fytyrës, gjithashtu, dhe mund të kontribuojnë në apnea e gjumit. Për të gjitha këto arsye, ortodontët përdorin një sërë metodash per zgjidhjen e problemit. Nese do kemi grumbullime te medha dentare na nevojitet qe te kryejme heqje te dhembeve te shendosh kryesisht premolaret per krijimin e hapsirave, ne meyre qe te kemi mundesi qe dhembet te shkojne ne pozicionin e tyre.
Trajtimi ortodontik mund te realizohet nga shume lloje te aparateve:
Aparati i levizshem eshte nje aparat i cili pergatitet ne laborator dhe me pas aplikohet ne gojen e pacientit. Aparati mund te hiqet dhe te vihet nga vete pacienti. Jane aparate qe perdoren kryesisht tek femijet. Nepermjet elementeve perberese te tij si susta, vida , pllaka e rezines, harku i telit etj.., bejne te mundur qe te ushtrohen forca te lehta mbi dhemb.
Aparatet funksional jane aparate qe perdoren tek femijet qe jane ne periudhen e rritjes. Keto aparate ndikojne ne rritjen e nofullave duke ushtruar forca tek muskujt e nofullave, duke na ndihmuar ne zgjidhjen e disa problemeve.
Aparatet fiks jane aparate prej metali ose qeramike ( te padukeshme) qe perbehet nga braketat , tubat ose bandat te cilat vendosen ne dhembet e pacietit dhe nuk hiqen gjate gjithe kohes qe pacienti eshte ne trajtim. Nepermejt harqeve te telit te cilat nderrohen pothuaj ne cdo séance si dhe elastikeve bejne te mundur nje rreshtim korrekt te dhembeve.
Aligners jane aparate te padukshme qe shpesh preferohen shume nga pacienti , te cilat perdoren per drejtimin e dhembeve . Aligners duhet të mbahet 22 deri në 23 orë në ditë për rezultatet më të mira. Ato mund të hiqen lehtësisht gjate ngrenjes, dhe kur duhet te lajme dhembet .
Aparati lingual eshte nje aparat fiks i perbere nga braketa, banda, hark i telit si elastiket te cilet vendosen ne pjesen e brendeshme te dhembve , ne menyre qe aparati te mos duket. Ky apparat realizon nje drejtim mjaft te mire te dhembeve
Si dhe aparate te tjera te ndryshme te cilat pervecse ndihmojne ne drejtimin e dhembeve , bejne te mundur rregullimin e anomalive dhe mundeson heqjen e veseve qe mund te kete femija.
Kohezgjatja e trjatimit varet se sa e rende eshte problemi dhe mund te kerkoje disa muaj deri ne dy vjet ose ne disa raste dhe me teper. Por shumica e pacienteve mund te kerkoje 1 deri ne 2 vjet
Gjate trajtimit ortodontik mund te nevojitet qe pacienti te paraqitet cdo 3, 4 ose 6 jave per aktivizimin e aparatit . ne raste te vecanta edhe me te shpeshta. Mjeku do tju ve ne dijeni per takimin e rradhes.
Te gjitha aparatet mund te duken te cuditeshme ne fillim dhe mund te shkaktoj siklet. Shpesh mund shoqerohen dhe me veshtiresi ne te folur, dhe brenda 24 oreve te para dhembet mund te jene pak te ndjeshem. Por qe me pas shqetesimet do te eleminohen dhe ambjentimi me aparatitn do te jete i shpejt.
Hapi i pare qe duhet te beni eshte qe te ndiqni takimet dhe keshillate e mjekut . Ju duhet te kujdeseni ne mirebajtjen e aparatit duke eleminuar ushqimet e forta apo ushqime me shume sheqer si dhe ushqime ngjitese te cilat mund te shkaktojne demtim te dhembeve si dhe te aparatit. Gjithashtu kerkohet nje higjene sa me e mire e gojes ( e cila eshte kyci i trajtimit). Dhemebt duhet ti pastroni cdo dite sidomos gjate nates , dhe me kujdes, pasi braketat jane delikate dhe mund te shkoliten. Mjeku do tju jap keshillate perkatese se si duhet te kryeni procedure e larjes se dhembeve, si dhe llojin e pastes se forte fluoride qe mund te perdorni apo perdorimin e nje gargare per shplarjen e gojes.
Kur trajtimi perfundon, dhembet duhen mbajtur ne pozicionin e tyre te arritur. Ne kete menyre pacienti pajiset me ate qe quhet retainer i cili mund te jete fiks ose i levizshem. Dhe perdorimi i tyre behet sipas udhezimeve qe ortodonti i jep pacientit. Gjate kesaj periudhe qe dhembet mbahen ne retension ekziston mundesia qe te kemi levizje te vogla te dhembeve gjate gjithe jetes, pra nuk mund te jepet garanci, pasi kjo varet edhe nga pacienti ne mbajtjen e retainer-ve. Por megjithate, eshte e pazakonte qe dhembet te ndryshojne aq sa duhet per nje trajtim tjeter.
© Copyright 2018 – ISUFI ROYAL DENTAL. All rights reserved. Designed by EROL DIGITAL AGENCY. | Privacy Policy