25398792_10213099632539325_7462917375131558509_n.jpg

Shtator 24, 2018 Implantet DentareTë Reja

Sot egzistojne menyra te shumta per te bere zevendesimin e dhembeve qe mungojne ne goje.

Menyra me e perdorur deri me sot eshte zevendesimi i dhembeve qe mungojne me Punime Protetike Fikse(Urat),dhe pas tyre vijne implantet.

Por kush jane avatazhet e Implanteve vs Urave:

Punimet Protetike Fikse (Urat):

  • Nga studimet e bera vetem 50 % e punimeve protetike fikse qendrojne ne goje per me shume se 10 vjet.
  • Duke qene se per te zevendesuar nje dhemb qe mungon do te perdoren dy dhembet fqinje , kariesi dentar tek dhembet fqinje eshte shkaku kryesor i deshtimit te ketyre punimeve.
  • 80% e dhembeve fqinje qe do te perdoren per te mbajtur dhembin qe mungon , jane te paprekur ose kane restaurime minimale.
  • Gjate pregatitjes se dhembeve fqinje per vendosjen e punimeve mund te lindi nevoja per trajtimin endodontik te ketyre dhembeve (heqjen e Nervit).
  • Pas vendosjes se punimeve mund te kemi dhimbje ose rritje te ndjeshmerise tek dhembet ku eshte mbeshtetur ura.
  • Jane te veshtire per tu pastruar ne siperfaqet aprksimale te tyre.

Avatazhet e Implanteve Dentare :

  • Nga studimet ka rezultuar se 97% e implanteve dentare kane pasur jetegjatesi me te madhe se 10 vjet.
  • Nuk shkaktojne demtim apo karies te dhembeve fqinje.
  • Mund te pastrohen lehtesisht ne siperfaqen aproksimale (ndermjet dhembeve)
  • Ruan lartesin kockore pas heqjes se dhembit
  • Nuk jep dhimbja apo ndjeshmeri tek dhembet fqinje.

 

Nga : Dr.Renato Isufi


vitamin-D-1200x794.jpg

Ne pergjithesi me kalimin  e moshes kockat dhe kycet fillojne te japin shqetesime.Per kete aryse duhet te merren disa hapa te rendesishem si : Humbja e peshes ,ushtrimet fizike dhe te kaolohet kohe e mjaftueshme ne diell per te marre vitaminen K,e cila eshte shume e rendesishme per shendetin e kockave dhe ul ne menyre te ndjeshme shanset per zhvillimin e disa semundjeve si : Skleroza multiple , problemet e zemres dhe artriti reumatoid. Gjithashtu studimet e fundit e lidhin Vitaminen D edhe me permiresim te shendetit mendor .

Vitamina D mund te luaj nje rol te rendesishem per ecurine afatgjate  te implanteve dentare .,sepse prezenca e saj ose mungesa e saj mund te ndikojne ne suksesin e integrimit te implantit ne kocke.

Gjithashtu Vitamina D ndihmon ne shendetin e midhrave te dhembeve ,ndihmon ne prodhimin e substancave qe reduktojne nivelin e bakterieve ne goje.

Dr.Renato Isufi


1-s2.0-S1687857414000316-gr6.jpg

Korrik 31, 2018 kirurgjiTë Reja

Kistat e nofullave paraqesin larmi ne shumellojshmerine e tyre
dhe ne vite i jane dhene emertime te ndryshme, duke u orientuar nga
indi, origjina, klinika, imazheria dhe histopatologjia.
Nje kist eshte nje kavitet patologjik, i veshur me epitel dhe qe
ka permbajtje likidi ose materiali gjysme solid. Ne mjekesi, “cyst” do te
thote thjesht “hapesire”.
Kistat jane mjaft te shpeshte ne regjionin O.M.F ,dhe njohja e
tyre ka rendesi sepse ne disa raste ata jane lezione destruktive.
Ne nofulla, kistat shfaqen si kavitete brenda kockes, te veshura
me epitel dhe permbajtje likidi seroz me ngjyre te verdhe ne kafe ne te
cilin shpesh hasen kristale kolesterine dhe elemente qelizore, te rrethuara
keto nga nje paret prej indi lidhor fi broz. Keto quhen edhe “kiste te
verteta”, per t’i dalluar nga ato kavitete kockore te cilat nuk kane veshje
te brendshme epiteliale dhe marrin emrin “pseudokista”.
Edhe ne ditet e sotme nuk ka nje klasifi kim unik persa i perket
kistave te nofullave, te kavitetit oral si dhe te indeve te buta te fytyres
dhe te qafes. Ne duke studiuar klasifi kime te autoreve te shumte, si
dhe mbeshtetur ne eksperiencen e shkolles tone do te mundohemi te
japim nje klasifi kim te permbledhur dhe te hasur me shume ne praktiken
klinike.

Pjesa me e madhe e kistave zbulohen rastesisht ne egzaminimiet
radiologjike te rutines. Megjithate, duhet dyshuar per nje kist te
nofullave kur:
1. Hasim ne nje tumefaksion te lemuar dhe shpesh te pa dhimbshem
gjate palpimit te nofulles.
2. Ne palpim konstatojme krepitacionin ose efektin ping-pong,
si pasoje e atrofi zimit te kockes nga rritja graduale e kavitetit kistik.
Gjithashtu ne palpim mund te ndjejme fl uktuacion, kur fl uktuacioni
ndjehet ne dy zona te ndryshme te nofulles,atehere mund te kemi kist
multilakunar ose edhe dy kista.

I pari autor qe u mor me studimin e kistave qe Bichat (1803) i cili
besonte se origjina e kistave duhet kerkuar ne origjinen e tumoreve te
tjera, duke i ndare nga njeri-tjetri vetem prej formes. Me vone Delpech
(1816), duke studiuar kistat radikulare, hodhi idene se kistat formohen
si rezultat i nje degjenerimi te tufes neuro-vaskulare te vete dhembit.
Autore te shumte pasuan, duke permendur ketu: Boyer (1818), Diday
(1839), MAGITOT (1874) etj. teorite e te cileve kane tashme vetem
vlera historike. Vijme keshtu tek Malassez (1885 – teoria e “mbetjeve
epiteliale paradontale”) teoria e te cilit, edhe sot eshte me e pranueshmja
persa i perket shpjegimit te origjines se veshjes epiteliale te vete
kistave. Ky autor, pasi mori ne studim nofulla pacientesh te cilet nuk
kishin formuar kista, zbuloi ne secilen prej tyre ato qe i quajti: debris
epithelieux paradentaires (mbetje epiteliale paradentare, mbetje te epiteleve
odontogjene) te cilat mbeteshin ne nofulla edhe pas formimit
te dhembit. Kistat e nofullave, ky autor i ndau ne baze te origjines dhe
raporteve topografi ke me dhembet:
1. Kista siperfaqesore subgingivare me prejardhje nga lamina
epiteliale e kordonit te organit te zmaltit te dhembit te qumeshtit;
2. Kista mediane qe zene te gjithe gjatesine e rrenjes dhe qe
kane prejardhje nga lamina epiteliale e kordonit te organit te zmaltit te
dhembit te perhershem;
3. Kista te thella te lokalizuara prane apeksit te rrenjes me prejardhje
nga mbetjet e organit te zmaltit te denticionit te perhershem.
Jane pikerisht keto te fundit, gjithmone sipas ketij autori, ato te cilat
jane pergjegjese per formimin e veshjes se kistave radikulare odontogjene.
Pervec mbetjeve epiteliale odontogjene, ekzistojne edhe
mbetje epiteliale nga formimi i fytyres gjate stadeve embrionale, epitel
qe vesh strukturat embrionale gjate shkrirjes se tyre dhe qe mbeten
ne linjat e shkrirjes. Meqenese keto linja perkojne me fi surat, ky epitel
merr edhe emrin epitel fi sural.
Ne qofte se Malassez zbardhi prejardhjen e veshjes epiteliale
te kistave, etiopatogjeneza e tyre edhe sot nuk eshte teresisht e qarte.
Mendimi i perbashket eshte qe kistat radikulare kane lidhje
direkte etiopatogjenetike me proceset infl amatore kronike me karakter

3. Mungesa e nje dhembi ne arkade ne paciente te rinj,sjell
dyshime per nje kist folikular; ne nje pacient te vjeter pas heqjes se
dhembit, per nje kist rezidual etj. Kistat folikulare zakonisht formohen
ne dhembet qe eruptojne me vonese si: molaret e pjekurise, kaninet
maksilare, premolaret e dyte etj
4. Nje lezion karioz masiv, dekolorim, frakture dhe mbushje masive
e nje dhembi ne qender te tumefaksionit, sygjeron nje kiste radikulare
5. Inklinimi i kurorave te dhembeve ne drejtime te ndryshme,
indikon pranine e nje kiste,gjithashtu kur pas heqjes se nje dhembi,
mund te kemi rrjedhje likidi kistik nga plaga, gje qe indikon pranine
e nje kiste, ose ne disa raste ne kista te lene pa trajtim me pranine e
fi stules ne te cilen here pas here rrjedh leng kistik
Kur kistat infektohen, tumefaksioni behet i dhimbshem.Ne raste
te rralla mund te ndodhin dhe fraktura patologjike te nofullave si rezultat
i traumave relativisht te lehta. Disa here mund te konstatohen
dhe raste te shfaqjes se parestezise si rezultat i zhvillimit ekspansiv te
kistes dhe i shtypjes se tufes neuro-vaskulare. Ne disa raste rritja e
kistes behet shkak per mos stabilitetin ose plage dekubitale te shkaktuara
nga protezet e levizshme te aplikuara prej vitesh.
Perveç imazherise, per venien e diagnoses se kistave sherben
anamneza, klinika, histopatologjia dhe disa egzaminime shtese si
punksioni probator, ekzaminimi bakteriologjik, elektrodiagnostiku per
matjen e vitalitetit te dhembeve etj.

Trajtimi i kistave varet nga permasat, regjioni dhe mosha e pacientit.
Menyrat me te perdorshme per trajtimin e kistave jane:
1. Marsupializimi (cistotomi): konsiston ne shnderrimin e kistes
ne nje kavitet “aneks” te gojes. Indikohet ne:
2. Ekstirpimi (heqja “in toto”) perdoret per kista te dimensioneve
te medha dhe ne keto raste mund te sillte demtime te strukturave
fqinje si: sinusi maksilar, dyshemene e gojes, tufa neuro-vaskulare e
qafes etj.
3. Per kistat ne femije: kur folikujt e dhembeve te perhershem
jane te spostuar nga presioni i kistes; pas nderhyrjes keta dhembe
mund te zene pozicionin e duhur ne arkade.
Ne rastet kur radiologjikisht ne kiste duken te perfshire nje numer
i madh dhembesh: per te evituar demtimin e paketit neurovascular
te tyre, ne keto raste, pas nderhyrjes, testohet periodikisht vitaliteti
i dhembeve.
4. Enukleimi dhe suturimi “per primam” (cistektomi): konsiston
ne heqjen “in toto” te sakusit kistik dhe te permbajtjes se tij.
Ka si avantazh:
• Mbylljen e shpejte te defektit
• Pacienti ka nje periudhe te qete post-operatore
• Kontrollet post-operatore nuk jane aq te shpeshta
• Monitorimi realizohet nepermjet radiografi ve per 6 muaj
per kistat e vogla dhe 1 vit per ato te medhate.


0903_Jacobson_02.jpg

Korrik 31, 2018 kirurgjiTë Reja

Patologjite e sinusit maksilar, shpesh ne praktike,
kerkojne vemendje dhe ekzaminime te sakta per te percaktuar
diagnozen dhe trajtimin korrekt te tyre.
Ne disa raste kerkohet nje konsulte e perbashket ndermjet
shume specialiteteve: kirurgjise maksilo-faciale, otorinolaringologut,
oftalmologut, imazheristit, neurokirurgut etj.
Ne mjaft raste, me te pa drejte, mund te behen trajtime apo
ekstraksone dhembesh nga stomatologu, shpesh duke u shtyre
nga kembengulja e pacientit per dhimbje nga dhembet e ashtuquajtur
sinusale.

Rruget me te mundshme te zhvillimit te nje sinuziti maksilar
jane:
• Rruga rinogjene: gripi, rinitet, infeksionet virale, anomali
anatomike si dhe patologji infl amatore te mukozes se hundes.
• Rruga hematogjene: semundje infektive apo gjendje septike
lokoregjionale apo sistemike.
• Rruga traumatike: fraktura te nofulles se siperme, kompleksit
zygomatik dhe hundes
• Rruga alergjike: te semure me alergji dhe kryesisht me probleme
te atopizmit stinor.
• Rruga odontogjene – Sinuziti maksilar odontogjen shkaktohet
me shpesh nga:
• Proceset infl amatore te molareve siper
• Kistat odontogjen te ketij regjioni
• Nderhyrjet operatore ne kete regjion
• Gjate mjekimt te kanaleve te molareve siper
• Gjate procedurave te venies se implanteve
• Pas osteotomive ne kirurgjine ortognatike

Ne mjaft raste ne praktike sinuzite jo-odontogjene shkaktojne
simptoma te ngjashme me patologjite e dhembeve te nofulles se
siperme nderkohe qe shpesh dhembet e kariuar me komplikacionet e
tyre mund te japin sinuzit, prandaj duhet treguar mjaft kujdes ne vendosjen
e diagnozes si dhe te realizohet diagnoza diferenciale midis
sinuzitit odontogjen dhe jo-odontogjen.
Simptoma kryesore e sinuzitit eshte dhimbja kryesisht pasdite,
qe perfshin gjysmen e kokes dhe e manifestuar ne dhembet maksilar
te kesaj ane. Dhimbja shtohet me levizjen apo tronditjen e kokes, si
dhe ne palpim ne fosen kanine apo te regjionit te tuber maksile. Kjo
dhimbje eshte e karakterit neuralgjik.
I semuri ka rrjedhje sekrecionesh nga hunda si dhe temperature
subfebrile.
Sinuziti odontogjen eshte unilateral dhe ne goje shikojme
dhembe te prishur, te hequr, rrenje apo alveolen bosh, si dhe ndonjehere
pranine e fi stules oro-sinuzale.
Sinuziti kronik ka nje klinike me pak te ngarkuar me: sekrecione
nga hunda me ere te rende, bllokim te saj dhe dhimbje e rendim te
kokes ne ate ane.

Bazohet ne anamneze, ekzaminimin klinik te pergjithshem dhe
ekzaminimin objektiv lokoregjional intra dhe ekstraoral.
Ne metodat diagnostike ndihmese imazheria me CT eshte
metoda me e mire per te vleresuar patologjite e sinusit maksilar sidomos
ne prerje transversale dhe koronale. Ne radiografi nje sinuzit akut
purulent duket me nje velature homogjene, ndersa ne format polipoze
ka nje velature jo homogjene.
Konsulta nderdisiplinore qe mund te rekomandohen jane: otorinolaringologjike,
alergologjike, stomatologjike, kirurgji maksilo-faciale.
Ne shume raste mund te ndihmoje punksioni probator i meatus
nasi inferior (trapanacioni).

Sinuziti akut trajtohet me antibiotiko- terapi afersisht 10-14 dite.
Antibiotiket me te perzgjedhur jane: amoksiciline, amoksiklav, co-trimoksazol,
cefuroksime, azitromicine, klaritromicine.
Sinuziti kronik trajtohet me antibiotiket e mesiperm per nje periudhe
tashme 1 muaj e gjysme, kortikosteroide spray, solucione hipertonike
per shperlarje te hundes, antialergjike dhe ne deshtim te terapise
perdoret mjekimi kirurgjikal.
Trajtimi kirurgjikal ne femijet e vegjel duhet te jete shume i
rezervuar sepse demtohen folikujt dentare dhe zonat e rritjes kockore.
Ne femije rekomandohet qe trajtimi kirurgjikal te behet me rruge endoskopike
transnazale ose te shtyhet deri ne perfundim te rritjes.

Per trajtimin e nje sinuziti orientohemi nga shkaktari, nga klinika,
nga anatomo-patologjia etj.
Teknikat kirurgjikale me te perdorura jane :
• F.E.S.S. (functional endoscopic sinus surgery) qe perdoret per
diagnostikim dhe trajtim
• Sinusektomia radikale sipas Caldwell-Luc, Denker dhe Jansen-
Horgan.
Nderhyrja kirurgjikale kryhet kryhesisht me anestezi te pergjithshme
por nuk perjashtohet dhe mundesia me anestezi lokale.



ORARET E PUNES


E HËNË – E PREMTE
9:00 AM – 8:00 PM
E SHTUNË
9:00 AM – 5:00 PM
E DJELE
MBYLLUR

KONTAKTET


Pallati 47, Ap. 8, “Vllazën Huta“

renato_isufi@hotmail.com

+355 69 51 51 545


© Copyright 2018 – ISUFI ROYAL DENTAL. All rights reserved. Designed by EROL DIGITAL AGENCY