Dhemb-Bebe-1.jpg

25 Qershor, 2018 Të Reja

Gjatë jetëgjatesisë se tyre njerezit zhvillojne dy sete me dhembe. Keto percaktohen si dhembet e qumeshtit dhe ato te perhershem. Termi “denticion” perdoret per te pershkruar zhvillimin e dhembeve ne goje ne menyren se si duhet. Setet kane disa karakteristika qe dallojne ndjeshem nga njera tjetra.

Periudha

Erupsioni i dhembeve te qumeshtit matet me muaj nderkohe qe ai i dhembeve te perhershem me vite. Procesi se si nje dhemb del quhet erupsion. Erupsioni tek femijet zakonisht fillon me incizivin e poshtem central. Koha per kete eshte 6 muaj e gjysem dhe 7 muaj per incizivet laterale. Nderkohe qe centrali i siperm erupton ne moshen 7 muaj e gjysem. Seti i plote i dhembeve te qumeshtit formohet ne menyre te plote rreth moshes 2 vjec e gjysem. Dhembet e perhershem zakonisht fillojne erupsionin ne moshen 6 vjecare dhe e perfundojne ate ne 21.

Karakteristika fizike

Dhembet e qumeshtit zakonisht jane me te bardhe ne ngjyre duke qene se smalti i dhembeve te perhershem eshte me i mineralizuar, duke i dhene nje nuance ne te verdhe. Gjithashtu smalti i dhembeve te qumeshtit eshte edhe me i holle. Ne dhembet e qumeshtit molari i dyte eshte zakonisht me i madh se pari, gje e cila eshte e kunder tek dhembet e perhershem

Numri

Dhembet e qumeshtit jane 20 nderkohe qe dhembet e perhershem jane 32. Ne cdo nofull ka nga 10 dhembe qumeshti. Nderkohe qe me kalimin e kohes ne nofullen e siperme formohen 16 dhembe si dhe ne te poshtemen. 28 nga 32 dhembet e perhershem duhet te kene eruptuar deri ne moshen 13 vjec.



ORARET E PUNES


E HËNË – E PREMTE
9:00 AM – 8:00 PM
E SHTUNË
9:00 AM – 5:00 PM
E DJELE
MBYLLUR

KONTAKTET


Kryqëzimi i farmacisë 10, “Rruga e Dibrës 10, Tirana, Albania“

renato_isufi@hotmail.com

+355 69 51 51 545


© Copyright 2018 – ISUFI ROYAL DENTAL. All rights reserved. Designed by EROL DIGITAL AGENCY.Privacy Policy