Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Terapi Dentare



Mbushja e dhëmbëve


Mbushja e dhëmbëve është një lloj trajtimi dentar restaurues i përdorur për të riparuar fraktura të vogla të dhëmbëve, rënien e pjesëve të dhëmbëve ose sipërfaqet e dëmtuara të dhëmbëve. Materialet e mbushjes së dhëmbëve mund të përdoren edhe për sipërfaqen e dhëmbëve për një përtypje e kafshim më të mirë.

Humbja e smaltit është një element i zakonshëm në shkatërrimin e dhëmbëve dhe mund të rezultojë me rritje të ndjeshmërisë. Në disa raste një shkatërrim i madh i gjërë i dhëmbit mund të kërkojë metoda të tjera veprimi pëfshirë:

  • Kurora Dentare : Për dhëmbë që kërkojnë më shumë mbështetje se një mbushje dentare nevojitet shpesh kurora dentare
  • Implante Dentare dhe Ura: Dhëmbët e pariparueshëm të shkatërruar kërkojnë implante dhe ura pas shkuljes së tyre.
  • Trajtim Rrënje : Dhëmbët e infektuar me nerva të dëmtuar mund të kërkojnë një procedure trajtimi të rrënjës ose përdorim antibiotikesh në periudha para ndërhyrjes.



Trajtim Dhembesh

Trajtime Endodontike


Trajtimi endodontik është i nevojshëm kur pulpa e dhëmbit inflamohet për shkaqe të ndryshme siç mund të jenë një karies i thellë apo trauma të dhëmbit të cilat shkaktojnë edhe nekrozën (vdekjen) e pulpës. Shpesh nekroza sjell dhe formimin e infeksioneve që arrijnë në pjesën kockore duke formuar atë që quhet absesi dentar kronik ose akut. Të gjitha këto situata zgjidhen me terapinë endodontike të dhëmbit, e cila konsiston në pastrimin e dhëmbit nga pulpa e inflamuar ose nekrotike, përpunimin e sistemit kanalar me instrumetet përkatës dhe mbushjen e këtij sistemi me materiale biokompatibel.



Rikonstruksion me vida


Ne rastet ne te cilat kurora e dhembit eshte shume e destruktuar apo ka ndodhur nje thyerje e pjeses me te madhe te kurores,atehere per ta bere mbushjen me rezistente perdorim Vidat (intrapulpare,intrakanalare). Pasi vendosim viden behet mbushja me kompozit duke I rikthyher dhembit funksionin dhe estetiken.



Terapi Dentare

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.


ORARET E PUNES


E HËNË – E PREMTE
9:00 AM – 8:00 PM
E SHTUNË
9:00 AM – 5:00 PM
E DJELE
MBYLLUR

KONTAKTET


Pallati 47, Ap. 8, “Vllazën Huta“

renato_isufi@hotmail.com

+355 69 51 51 545

Copyright ISUFI ROYAL DENTAL © 2018. All rights reserved.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.