Implanti Dentar



Çfarë është implanti dentar?


Implanti dentar është rrënja artificiale e një dhëmbi që është vendosur në kockën e gojës,për të shtuar një dhëmb që mungon ose një urë ku mungojnë disa dhëmbë.
Implantet janë të përbërë nga titani dhe janë plotësisht biocompatibile (të përshtatshme), me trupin e njeriut.

Kjo është një mundësi ideale për njerëzit që kanë mbetur pa një ose më shumë dhëmbë.
Implantet janë mbrojtës të dhëmbëve natyralë, duke përdorur implantet ne evitojmë përdorimin e dhëmbëve natyralë për një protezë fikse.



    Implant Dentar

    • Kush janë avantazhet e një implanti?
    • Cilët janë pacientët që mund të vendosin implante?
    • Implanti Imediat
    • A jane te sigurta implantet?
    • Avantazhi i madh i implanteve eshte se ato ruajne kocken e nofullave nga humbja(tkurrja).
    • Zevendesojne nje apo me shume dhembe pa prekur ato ngjitur
    • Mund te mbajne nje ure fikse duke eleminuar nevojen e nje proteze te levizshme.
    • Sigurojne suport per nje proteze te levizshme duke e bere ate me komforte dhe stabel.
    • Funksioni i nje implanti eshte ai i zevendesimit te rrenjes se nje dhembi te humbur .
      Kandidati ideal per nje implant dentar eshte ai me nje higjene te mire te gojes.
    • Të gjithë ata që nuk kanë elemente të dhëmbëve natyralë dhe gëzojnë një shëndet të mirë, në përgjithësi mund t’i drejtohen vendosjes së një implanti.
    • Kush e ka përfunduar fazën e rritjes, në mënyrë tipike, 16 vjeç për femrat, 18 për meshkujt.
    • Pacientët që kanë pësuar traumë dhe kanë humbur disa dhëmbë.
    • Pacientët që përdorin protezat parciale të lëvizshme ose totale të levizshme.

    Ne rastet kur pacienti paraqitet në klinikë me një dhemb të thyer, i cili nuk mund te riparohet me mbushje apo punime protetike si shtift dhe këllëf, shpesh është e mundur që të bëhet në të njëjtën seancë ekstraksioni dhe vendosja e implantit në alveolen boshe .

    Më pas vendoset një kurorë provizore ndërkohë që fillon procesi i shërimit.
    Pas 4 muajve përreth implantit krijohet kockë e re,duke bërë që implanti të stabilizohet fiks në vëndin ku ishte dhëmbi natyral.
    Më pas bëhet vendosja e kurorës permanente .

    Ne gjykimet klinike globale implantet dentare kane rezultuar te shkelqyera ne drejtim te estetikes dhe parashikueshmerise.

    Garancia e punimit te porcalanit eshte 5 vjet.
    Per cdo paqartesi apo detaj mos hezitoni te kerkoni sqarime te metejshme.
    Te jeni te bindur qe keni bere zgjedhjen me te mire per komfortin e gojes suaj. Informacion per implantet dentare

    Gjate 30 viteve te fundit perdorimi i implanteve dentare ka ndryshuar nga themelet stomatologjine. Ato nuk konsiderohen me si eksperimentale pasi jane te rralla situatat ne te cilat ato nuk mund te perdoren.




    ORARET E PUNES


    E HËNË – E PREMTE
    9:00 AM – 8:00 PM
    E SHTUNË
    9:00 AM – 5:00 PM
    E DJELE
    MBYLLUR

    KONTAKTET


    Kryqëzimi i farmacisë 10, “Rruga e Dibrës 10, Tirana, Albania“

    renato_isufi@hotmail.com

    +355 69 51 51 545


    © Copyright 2018 – ISUFI ROYAL DENTAL. All rights reserved. Designed by EROL DIGITAL AGENCY.Privacy Policy